Hanin në restorante dhe “bënin namin” për cilësinë e ushqimit që mos paguanin faturën, turistët britanikë bëhen viralë

Fotoja e një çifti britanik që hëngrën në të paktën tre taverna në një fshat të Kretës dhe më pas kanë “bërë namin” për cilësinë e ushqimit duke mos paguar faturën, është publikuar nga Daily Mail.

Burri dhe gruaja përfunduan vaktin e tyre në të paktën tre restorante në ditë të ndryshme dhe më pas filluan të ankoheshin me zë të lartë për cilësinë e ushqimit në mënyrë që mos paguanin.

Vendndodhja e fundit që ata “goditën” është restoranti Ariadni Apartments”, shton gazeta britanike.

Sipas Daily Mail, e cila kërkon informacion nga lexuesit e saj për të identifikuar çiftin, fotoja është postuar në një grup në Facebook nga një anëtar i acaruar i stafit në Ariadni Apartments, “restoranti i të cilit është i famshëm për picat, ushqimet e detit dhe pjatat tradicionale greke”.

Personi paralajmëroi biznesmenët vendas që të “ruhen” nga çifti që refuzon të paguajë faturën pas përfundimit të vaktit, një “taktikë” që ata e kanë zbatuar tashmë në tre taverna./Albeu.com


Shtuar 5.09.2023 14:28