Hamilton në “luftë” me FIA, britaniku rrezikon të ndëshkohet për një arsye të çuditshme

SIR Lewis Hamilton mund të ndalohet të garojë në “Monaco Grand Prize” nëse nuk i heq të gjitha piercing-et e tij, paralajmëron Ted Kravitz.

Rregullat e FIA-s i ndalojnë shoferët të veshin bizhuteri gjatë garave dhe Hamilton u pajtua duke hequr vathët e tij për të garuar në Miami fundjavën e kaluar.

Por heqja e piercing të hundës doli më problematike me britanikun që ndoshta kërkonte një operacion të vogël për ta hequr.

Hamiltonit iu dha një përjashtim për dy gara nga rregullat për t’i dhënë atij kohë për të hequr piercing e hundës, por tani shtatë here kampioni i botës dëshiron ta mbajë atë.

Kravitz i “Sky Sports” beson se ka një “stuhi” midis Hamilton dhe FIA, e cila mund të përjashtojë shoferin nga GP e Monakos.

Kravitz tha në “The Notebook” të “Sky Sports”: “Ai ka hequr vathët e tij, por ai nuk mund të heqë atë të hundës dhe kjo sepse atij do t’i duhet të bëjë një ndëerhyrje kirugjikale për të”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.05.2022 13:01