Hamasi thotë se ka humbur kontaktet me grupin që mbante pesë pengje izraelite

Hamasi tha të shtunën se ka humbur kontaktet me një grup që mbante pesë pengje izraelite në Rripin e Gazës, duke fajësuar bombardimet izraelite.

Grupi islamik palestinez beson se pengjet u vranë gjatë një sulmi izraelit, u citua të ketë thënë në rrjetin telegram, Abu Ubaida, zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit, Brigadat al-Qassam.

Agjencia e lajmeve Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte njoftimet dhe deri në publikimin e lajmit nuk ka patur reagime nga autoritetet izraelite.

Izraeli thotë se Hamasi mori rreth 240 pengje ndërsa vrau 1200 njerëz gjatë një sulmi në Izraelin jugor më 7 tetor.

Hamasi tha muajin e kaluar se më shumë se 60 pengje ishin zhdukur për shkak të sulmeve ajrore izraelite. Nuk ka pasur asnjë konfirmim për numrin, por Izraeli beson se rreth 20 ose më shumë nga rreth 130 pengje që ende mbahen në Gaza kanë të vdekur.

Militantët liruan më shumë se 100 pengje si pjesë e një marrëveshjeje njëjavore armëpushimi në fund të nëntorit që përfshinte lirimin nga burgjet izraelite të 240 grave dhe adoleshentëve palestinezë.

Familjet e pengjeve zhvilluan një tubim tjetër të shtunën, duke kërkuar që Izraeli të shqyrtojë lirimin nga burgu të militantëve palestinezë të rangut të lartë në çdo marrëveshje të re shkëmbimi.


Shtuar 23.12.2023 20:47