Hamasi: Nga 5791 të vdekur në Gaza, 2360 janë fëmijë

Ministria e Shëndetësisë e Hamasit njoftoi sot se të paktën 5791 palestinezë kanë vdekur që nga 7 tetori dhe fillimi i sulmeve izraelite në Rripin e Gazës.

Ndër të vdekurit janë 2360 fëmijë, sqaroi Ministria e Shëndetësisë e Hamasit, duke theksuar se 704 palestinezë humbën jetën vetëm në 24 orët e mëparshme.

Të lënduarit arrijnë në gjithsej 16.297, përfundoi ai.

Izraeli thotë se sulmet e tij ajrore goditën më shumë se 400 objektiva në Gaza gjatë ditës së kaluar dhe shton se synon infrastrukturën e Hamasit.


Shtuar 24.10.2023 14:47