Hamasi pretendon se dhjetëra palestinezë u vranë, disa prej të cilëve u ekzekutuan në mes të rrugës, gjatë operacioneve tokësore të ushtrisë izraelite në zonën Jabaliya të Rripit verior të Gazës. Pretendimet e këtyre episodeve tragjike u bënë të ditura nga Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.
“Pushtuesi kreu shumë masakra të tmerrshme që rezultuan në vdekjen e dhjetëra martirëve në kampin Jabaliyah, zonën Tal Al Zaatar dhe qytetin e Jabaliyah. Ata gjithashtu ekzekutuan dhjetëra civilë në rrugë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Kidreh.
Përmasat e shkatërrimit në zonën Tal Al Zaatar dhe shkollat e kampit Jabaliya, ku strehoheshin dhjetëra mijëra njerëz të zhvendosur, sipas Hamasit janë në një shkallë të lartë. Gjithashtu, raportohet se u bë i mundur identifikimi i dhjetëra viktimave, shumë prej të cilëve janë vrarë para familjeve të tyre.
Ushtria izraelite, e pyetur për këtë çështje nga AFP, nuk iu përgjigj konkretisht këtyre akuzave. Megjithatë, sipas AFP, siguroi se goditjet kundër objektivave ushtarake janë në përputhje me rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe kryhen pasi vlerësohet se dëmtimi i rastësishëm ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile nuk do të jetë i tepruar, krahasuar me avantazhin ushtarak që pritet si rezultat i sulm.