Halit Valteri kallëzon në SPAK presidentin Meta

Ish-deputeti Halit Valteri kallëzon në SPAK presidentin Ilir Meta, pas lajmit të publikuar nga mediat austriake që ka denoncuar aferën e pretenduar “700.000 dollarë për lobim”.

Valteri tha se Meta gjatë kohës që ka qenë në pushtet ka përfituar para nëpërmjet korrupsionit dhe këto i ka përdorur për lobim.

“Janë paguar qindra mijë euro për lobim, artikujt e Mother Jones dhe gazetës autriake kanë bërë publike fatura me vlerë qindra mijëra euro në shërbim të pasurisë. Meta, Kryemadhi dhe Tavo që do të kallëzohen në ditët në vijim do të përballet me fakte konkrete ku paratë e marra nga korrupsioni kanë bërë këto transferta shtetërore. institucionet shtetërore flenë gjumë, ku korrupsioni gjatë kohës që kanë qeverisur dhe nuk janë dënuar për aferat e shumta. Të dhënat i kam nga gazetarë të huaj”, tha Valteri.

Kujtojmw se muajin e kaluar, gazeta austriake “Kronen Zeitung” akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump.

 

Shtuar 7.06.2022 11:11