Dy ditë pas denoncimit publik në media, 3 punonjësit e kompanisë së inernetit në Lezhë kanë kallëzuar penalisht në prokurori drejtorin e Policisë Bashkiake Leonard Pali për fyerje dhe dhunë ndaj tyre.
Në këllzimin penale drejtuar organit të akuzës, Ndue Pjetri, Ervis Figuri dhe Fatbardh Media deklarojnë se rreth orës 10:00 të datës 11.06.2022 kanë qenë duke punuar për llogari të sipëmarresit Ded Bukaqeja në një kanal për të instaluar fibrat optike, pasi firma ka një rrjet të shpërndarjes së interneti.
Ata deklarojnë se teksa ishin duke punuar, në një moment afrohet dhe ndal makinën Policia Bashkiake, nga ku ka dal drejtori i Policisë Bashkiake, Leonard Palaj, duke iu drejtuar punëtorëve me shprehjen “prap këtu ju”.
“A u kemi thënë mos punoni më, leni punën na tha dhe filloj duke na share. Pasi tha mos punoni u ula për të prere tubin për të ndaluar punën dhe ky polic bashkiak më ka fyer me fjalë të rënda dhe më kapi për rrobash dhe mi grisi.
Përdori fjalë fyese si “halabakë”, “by*hqi*a”, “ju tërheq zvarrë”, dhe shumë fjalë të tjera të rënda që e kemi ndjere ndjerë veten të poshtëruar prej tij”, deklaron në kallëzimin e tij punëtori Ndue Pjetra.
Por e kontaktuar për këtë çështje, zyra e shtypit në Bashkinë Lezhë pretendon se kompania në fjalë ka shkelur ligjin, duke kryer punime pa leje dhe nuk ka bërë asnjë kërkesë për zgjatje afati të lejes në bashkia.
Sipas tyre në rastin e fundit kompania ka kryer punime përgjatë trotuarit të Kunes në kanalin e hapur pa marrë asnjë konfirmim dhe pa asnjë të drejtë shfrytëzimi nga ana e bashkisë.
Në versionin e dhënë nga ana e bashkisë, thuhet se Inspektorati Ndërtimor Vendore dhe Policia Bashkiake kanë ndërhyrë në zbatim të ligjit, por kanë hasur në reagimin e dhunshëm të punonjësve të kompanisë.