Hakmarrje ose larje hesapesh, misteri me vrasjen e shqiptarit në Itali: Dedja u gjet gjysmë i zhveshur në pyll

Bledar Dedja, me origjinë shqiptare u gjet i masakruar ditën e djeshme në një zonë pyjore në provincën e Trevisos në Itali.

Paraprakisht dyshohet se Dedja është vrarë për hakmarrje ose për larje hesapesh.

Trupi u gjet në një zonë pyjore përgjatë rrugës që lidh Via dei Colli me rrugën provinciale 20.

Në turpin e tij u konstatuan plagë me thikë, në kokë dhe gjoks. Njëra prej goditjeve i kishte shpuar mushkërinë.

Më tej, në krahë janë konstatuar edhe plagë të tjera që tregojnë se viktima ka tentuar të mbrohet.

Dedja u gjet me pantallonat poshtë.

Autopsia, e cila do të bëhet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes, do të duhet të vërtetojë edhe nëse 39-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale para vdekjes. 100 metra larg trupit ndodhej Mercedesi i tij, i parkuar në anë të shtegut.

Shumë pista po ndiqen nga hetuesit në orët e fundit, përfshirë atë të një takimi me një person tjetër që përfundoi në tragjedi, ndoshta në kulmin e një debati që shpërtheu për arsye ende të panjohura.

Por hipoteza të tjera nuk mund të përjashtohen, siç është ajo e shlyerjes së llogarive.

Po vijojnë kërkimet për autorin dhe armën e vrasjes, e cila ende nuk është gjetur.


Shtuar 22.01.2024 18:43