Hakerat nxjerrin top 1000 llogaritë me të dhënat bankare dhe bilancin

Mbrëmjen e sotme, Hakerat iranianë kanë publikuar 1000 llogari bankare të qytetarëve shqiptarë, korporatave dhe shoqërive shqiptare me të dhëna sensitive.

“Homeland Justice”, ka publikuar në Telegram listën dhe krahas emrave dhe numrave të identitetit, ka një rubrikë që tregon balancën e llogarisë.

Ende nuk dihet se të cilës bankë janë klientët, por  vihen re emrat e disa prej kompanive më të mëdha në vend, përfshirë edhe ndërmarrje publike si KESH apo OST.

“Sipas mendimit tuaj, në cilën bankë i kanë pastruar paratë e muxhahedinëve liderët e korruptuar të Shqipërisë? Specifikojeni ju bankën e rradhës”, shkruhet në postimin e hakerave në Telegram.

Nëse informacioni i publikuar do të rezultojë i vërtetë, bëhet fjalë për një skandal të përmasave të mëdha, ku janë ekspozuar paratë që zotërojnë shumë kompani dhe individë.


Shtuar 9.01.2023 20:50