Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar kryeministrin Edi Rama në një debat publik për të diskutuar mbi të gjitha çështjet që prekin vendin.
Gjatë një interviste, Berisha tha me ironi se nëse do të zhvillonte një debat publik me Ramën, ky I fundit duhej të merrte në ndihmë edhe Bashën po të donte.
Berisha u shpreh i bindur se e mposht Ramën në debat, pasi sipas tij, ky i fundit ka ngadalësi në mendime.
“Ramën e ftoj në debat, të marrë edhe Lul Bashën po të dojë. Thotë ai ky është 77 vjeç, le të vijë dhe të bëjmë një debat i cili do të vlerësohet në çdo aspekt. Ai nuk guxon të përballet me mua. Debatin unë e bëj për qytetarët. Ai është viskoz si një 90-vjeçar. Viskoziteti i tij është i frikshëm. Proceset e tij trunore kanë një ngadalësi në momente të caktuara janë aq të mëdha, a e ka nga droga, apo ndonjë gjë tjetër. Ai në shumë drejtime nuk është psikologjikisht i përshtatshëm për atë detyrë”, u shpreh Berisha./albeu.com/