Habit Arjan Çani: Rama bëri nder që hoqi Pandeli Majkon, nuk durohej!

Gazetari Arjan Çani kishte të ftuar këtë të premte në emisionin e tij “Zonë e Lirë” deputeten e PS-së Elisa Spiropali ku u fol normalisht për rezultatet e zgjedhjeve të së dielës. Çani tha se e kishte parashikuar një fitore të PS dhe se ajo nuk ishte fitorja e partisë, por e shtetit që ka nga pas.

“Që fituat, fituat. Bravo ju qoftë. Fitoi shteti, jo partia. E bëtë edhe me emërime në administratë. Ja çfarë më shkruan një sms: “Çani, në karrigen time janë ulur tre të tjerë këtë muaj. Ulemi të gjithë nga tri orë”.

Fitorja juaj ka qenë pas një punë kapilare. Nuk ka çudita. Ju nuk keni vjedhur ditën e zgjedhjeve. Unë flas për mënyra dhe taktika më herët. Rama na bëri një gjë të mirë për interes publik. Na hoqi qafe atë Pandi Majkon se ai nuk durohej” – tha Çani.

 


Shtuar 30.04.2021 22:54