Kreu i PD-së Sali Berisha, në një dalje për mediat, ka folur sërish për skandalin e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili akuzohet se ka marrë rryshfet shuma të mëdha parash nga një ish-punonjës i sigurimit të Shtetit në Shqipëri, ndërsa në dosjen hetimore është dhe emri i Edi Ramës, kryeministrit të vendit.
Berisha është ndalur ndër të tjera te heshtja e ambasadores amerikane Yuri Kim në lidhje me çëshjen, ndërsa shton se ajo është një McGonigal dhe e akuzon se ka bërë akuza false për të shkatërruar opozitën.
Sa i takon Ramës, u shpreh se ai është në hetim total, nga autoritetet amerikane.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/566764171773047
“Guvernatorja po zbaton kodin e heshtjes, cila është arsyeja që nuk shpreh asgjë. Sepse komentet për këtë ngjarje janë përvluese. Në llojin e saj guveratoja është një McGonigal. Por nëse ish-agjenti i FBI së nisin me manupilimet, guvernatorja vazhdoi me dosjen e saj të zezë, me shpifje, sulme duke dëshmuar se nuk ka parim dhe nuk njeh vlera. Duke renduar nga zyra në zyrë nga studio në studio, me akuza falso për të shkatërruar opozitën. Por nuk është kjo arsyeja e heshtjes së saj, por janë aryse të tjera. I bëj thirrje FBI, DASH dhe agjencive të tjera amerikane për rolin e saj, a e ka informuar vendin e vetë për vizitan e ish agjentit në Shqipëri, a e ka informuuar për Dripsakën dhe kompanitë e saj në Shqipëri, që fryheshin si shushuja deri në janar të 2022, ka patur ajo dreka dhe darka me ekipin Rama-McGonigal.
Së fundmi, këto ditë, moria e lakejve, lëpirësve kanë bërë gjithcka për t’ju diezinformuar. Ata ju kanë mashtruar ju se Rama nuk është nën hetim, është trillim i paskrupullt, i pacipë. Ky është një akt i shëmtuar ndfaj informimit publik. Edi Rama është në hetim total, nga dejtësia amerikane”, tha Berisha./albeu.com