Grushtoi për vdekje Nikolin Stakën, gjykata dënon me 15 vjet burg Alban Menerin

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Alban Menerin, i cili grushtoi për vdekje fqinjin e tij, Nikolin Stakën.

Kujotjmë se ngjarja ndodhi vitin e kaluar në afërsi të kryqëzimit të “21 dhjetorit”.

Alban Meneri ka goditur viktimën me grushte në pjesën e qafës dhe i ka shkaktuar dëmtime në laring.

Nikolin Staka (viktima) 56 vjeç banonte në Tiranë dhe ka ndërruar jetë në banesën e tij nga hemoragjia.


Shtuar 26.06.2023 13:37