Grushtoi Berishën, lihet në burg Gerti Shehu

Gjykata i ka komunikuar masën arrest me burg nga spitali, Gerti Shehu, personi që qëlloi me grusht ish-kryeministrin Sali Berishën në protestën e 6 dhjetorit.

Mësohe se avokati i tij Nikolin Selimi ka kërkuar nga Gjykata masë më të butë sigurimi, si arrest shtëpie apo shtrum të detyrueshëm në spital.

Ndërkohë prokuroria ka kërkuar arrest me burg deri në daljen e ekspertizës për gjendjen e tij./albeu.com