Grusht shteti në Guine, tanket pushtojnë qytetin! “Bie” presidenti (VIDEO)

Në Guine ka ndodhur një grusht shteti.

Lajmin e ka bërë një njësi ushtarake vendase përmes një videoje të shpërndarë ku shprehen se kanë rrëzuar presidentin e vendit Alpha Conde.

Sipas zyrtarëve ushtarak, tani pushteti ndodhet në duart e tyre.

Një ushtar i paidentifikuar e i mbështjellë me flamurin e vendit dha një fjalim të shkurtër në transmetuesin kombëtar, Radio Televizioni Guinea. Ai rrëfeu se parlamenti dhe kushtetuta e vendit ishin pezulluar dhe kufijtë ishin mbyllur.

“Ne po marrim fatin në duart tona”, tha ai.

Sidoqoftë, ministria e mbrojtjes tha se një sulm ndaj pallatit presidencial nga forcat kryengritëse ishte ndalur.

“Garda presidenciale, e mbështetur nga forcat besnike dhe republikane të mbrojtjes dhe sigurisë, zmbrapsi grupin e sulmuesve,” thuhej në një deklaratë.

“Operacionet po vazhdojnë për të rivendosur rendin dhe paqen.”

Mamady Doumbouya, udhëheqësi i përpjekjes për grusht shteti, tha se elitat e kishin keqtrajtuar vendin dhe se do të kishte një periudhë tranzicioni 18-mujore./albeu.com


Shtuar 5.09.2021 18:56