Të gjitha projektet që janë realizuar në komunë e Studeniçanit gjatë katër viteve të kaluara mbajnë vulën e Ali Ahmetit dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, disa nga këto projekte janë shkolla fillore në fshatin Lubosh, ujësjellësi në Koliçan, salla e sportit në Studeniçan dhe gjithçka tjetër që është bërë në këtë komunë.
Kështu ka deklaruar gjatë tubimit të sotëm të BDI-së në komunën e Studeniçanit, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, informon GazetaMk.
“Arsyeja është shumë e thjeshtë, edhe pse kjo komunë edhe me mbështetjen tonë në mandatin e kaluar, edhe pse nuk ishte e udhëhequr nga BDI, të gjitha projektet që janë bërë këtu kanë vulën e Ali Ahmetit dhe Bashkimit Demokratik për Integrim. Shkolla në Lubosh, ujësjellësi në Koliçan, salla e sportit në Studeniçan apo çfarë do tjetër që është bërë në këtë komunë mbanë firmën e Ali Ahmetit dhe BDI-së.”