GRIPI/ Zgjerohet harta, Gjeci: Në Vlorë një vatër e re infeksioni

Zv. Ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci ka bërë të ditur se ka një rast të ri të konfirmuar të gripit të shpendëve në Vlorë.

“Në 24 orët e fundit kemi një rast të ri të konfirmuar, kemi një rast të ri në qarkun Vlorë. Vazhdojmë fushatën sensibilizuese”, tha Gjeci.

“Kemi marrë zotim nga bashkitë për bashkëpunim për marrjen e masave për ndalimin e tregtimit të shpendëve të gjalla në mjedise të hapura të pamiratuara për shitje”, tha zv ministrja.

“Jemi në monitorim të territorit dhe vazhdojmë fushatën sensibilzuese. Ushqimet në tregun tonë janë të kontrolluara, nuk ka rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara mbi 70 gradë”, theksoi ajo.

 


Shtuar 28.03.2022 14:22