Gripi i Shpendëve prej disa ditësh është konfirmuar në vendin tonë, teksa në fermat në Durrës flitet se kanë ngordhur rreth 1 milion pula dhe tanimë ka filluar groposja e tyre.
Zv.ministrja e bujqësisë, Ermira Gjeci ka dalë ditë ne sotme në një konferencë për mediat, ku foli edhe me shifra.
Ajo tha se janë 340 mijë pula të ngordhura ndërsa janë asgjesuar 120 mijë të tilla dhe po vijohet me procesin e groposjes.
Ditën e sotme është shtuar frika për përhapjen e këtij gripi edhe në qytete tjera, pasi në Lushnje mësohet se kanë ngordhur 60 pula dhe pritet përgjigja e kampionëve të marrë nëse janë infekuar me këtë virus.
Pjesw nga fjala e Ermira Gjecit:
Vijon procesi i eleminimit të shpendëve të sëmura, për prani të influencës, 340 mijë shpendë te ngordhura,vijon procesi i groposjes procesi është dinamik, asgjesimi i 120 mijë shpendëve për të shmangur cdo rrezik të mundshëm, aktualisht po respektohen të gjitha procedurat për shuarjen e vatres.
Vijon monitorimi në të gjithë Shqipërinë, në të gjitha pikat kufitare. Shërbimi veterinar është prezent në cdo kompleks, po kryen survejancë në të gjitha fermat që mbarështojnë shpendë.
Fermat problematike duhet të bëjnë karanatinë, duhet të kontaktojnë shërbimin veterinar.
Eshtë një sëmundje që dëmton tufën e shpendëve, nuk ka panik për konsumatorin, nuk kalohet përmes ushqimeve te konsumatori. /albeu.com