Grida Duma dorëzoi mandatin, kush është moderatorja që do i zërë vendin në parlament

Deputetja e Partisë Demokrtatike, Grida Duma ka dorëzuar ditën e sotme mandatin e deputetes.

Në një konferencë urgjente për mediat ajo deklaroi se do të largohet nga politika për tu bërë pjesë e një projekti të ri mediatik.

Vendin e Dumës në Kuvend pritet ta zërë moderatorja Oriela Nebijaj, duke bërë në këtë mënyrë një rokadë mes saj dhe Dumës.

Kujtojmë që një ditë më parë pati një tjetër dorëzim nga ana e deputetëve të PD që ishte ai i Alfred  Rushajt, vendin e të cilit në Kuvend do ta zërë Petrit Doda.


Shtuar 8.11.2022 10:46