Grida Duma denoncon të fortin në Rrogozhinë: Ishte me muskuj, quhej Ervis!

Demokratia Grida Duma ka deklaruar se në Rrogozhinë ka 3 banda që kanë drejtuar votimet e 25 Prillit.

“I thashë kush je ti zotëri, nuk më tha emër, u nisa për Rrogozhinë. Mora KQZ-në dhe me badge-n e tij kërkova verifikimin. Rezultoi që ky me emrin Ervis a diçka e tillë ishte futur aty me badge false, nuk kishte lidhje me KQZ-në. Çfarë s’kemi bërë atë ditë…”- deklaroi Grida Duma.

Grida Duma: Në Rrogozhinë kam qenë unë. Aty janë tre banda, i njohin ata të Rrogozhinës, s’ka nevojë ta dinë të gjithë shqiptarët. Më lajmëruan se kishte problematika. Më 25 prill komisionerët më morën dhe thonë ka ardhur ish-kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës dhe djali i tij dhe na shajnë dhe na kërcënojnë se nuk po lejojmë votën familjare.

Njoftova KQZ-në dhe u ndërpre votimi. U ndalua procesi. Pastaj njëri nga këta, si me muskuj, kishte shkuar si përfaqësues i KQZ-së dhe me ‘badge’ u kishte thënë komisionerëve të vazhdonin punën. Më lajmëruan sërish. Më thanë që ka shkuar njëri dhe u thotë të punojnë. Ma kalo në telefon u thashë. Ma kaloi.

I thashë kush je ti zotëri, nuk më tha emër, u nisa për Rrogozhinë. Mora KQZ-në dhe me badge-n e tij kërkova verifikimin. Rezultoi që ky me emrin Ervis a diçka e tillë ishte futur aty me badge false, nuk kishte lidhje me KQZ-në. Çfarë s’kemi bërë atë ditë. E kemi mbajtur vendin me forcë deri sa të vinte shefi i komisariatit që tha se ishte në një vdekje në Tiranë. Më është dukur vetja si forca militare. Bëmë kallëzimin dhe në fund e transferuan nga SPAK tek prokuroria e Kavajës sepse nuk konsiderohej krim elektoral. /albeu.com/

 


Shtuar 3.05.2021 21:41