Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim Unitet, Shpëtim Idrizi thotë se ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka nuk duhet t’i përgjigjet thirrjes së ambasadores greke në Tiranë për takim, në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.
Ministria e Jashtme greke njoftoi se me urdhër të ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias, ambasadorja greke në Tiranë Kostandina Kamici, do të dorëzojnë në ministrinë e jashtme shqiptare një notë proteste.
Nëpërrmjet një reagimi në Facebook, Idrizi shprehet i revoltuar për ndërhyrjen e ministrisë së Jashtme Greke në çështjen e arrestimit të Belerit.
“Po kandidon shteti grek në Himarë apo Fredi Beleri?”, kjo është pyetja që Idrizi parashtron në Facebook.
/albeu.com/