Dronët turq Bayraktar TB2 mund të kishin dominuar titujt e lajmeve në fazën e hershme të luftës në Ukrainë, duke i dhënë ushtrisë greke pauzë, por që atëherë lajmet për suksesin e tyre në frontin ukrainas kanë pushuar.
Kjo në kombinim me dronët grekë që kanë krijuar një “prezencë” tingëlluese mbi qiejt e Egjeut që kohët e fundit, ka çuar në “përleshjet” e para mbi ishuj.
Greqia është në lëvizje tashmë duke iu përgjigjur dronëve turq mbi Egje dhe duke e bërë të qartë se turqit nuk do të veprojnë të pakundërshtuar.
Heronët izraelitë, të cilët pala greke i ka blerë tashmë po fluturojnë mbi detet Egje dhe Jon dhe dërgojnë imazhe dhe informacione drejtpërdrejt në Shtabin e Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare Helenike (HNDGS), Rojet Bregdetare dhe Frontex, shkruan Albeu.com.
Heronët fluturojnë në lartësinë 13.000 feet (3962.4 m) dhe kanë një autonomi prej 16 orësh, ndërsa janë të pajisur me sistemet më moderne të regjistrimit dhe vëzhgimit.
Në fakt, pak ditë më parë ka pasur edhe takimin e parë “të afërt” mes një droni grek dhe një bajraktari turk, të cilët ndodheshin mjaft pranë njëri-tjetrit diku mes Kios dhe Mytilene.
Megjithatë, nuk janë vetëm dronët izraelitë që po ndryshojnë ekuilibrin e fuqisë së dronëve në Egje.
Në lojë është edhe blerja e tre amerikanëve MQ-9B Sea Guardians, kostoja e të cilave është vlerësuar në rreth 400 milionë euro.
Në këtë rast, bëhet fjalë për një sistem të sofistikuar armatimi, pasi ky UAV nuk është i kufizuar vetëm në vëzhgim, por mund të mbajë edhe armë moderne, raketa dhe bomba kundër objektivave tokësorë.
Këta dronë janë ndër më të avancuarit në botë, pasi mund të fluturojnë deri në 1900 kilometra për 40 orë dhe në një lartësi prej 15.000 feet (4572 m).
Shpejtësia e tyre arrin deri në 480 km/h (bajraktarët nuk i kalojnë 220 km/h) dhe mund të mbajnë një ngarkesë deri në 2 tonë.
Në çdo rast, pala greke duket se është në gatishmëri për një përgjigje ndaj betejës ajrore me turqit në këtë zonë.
Duke qenë se turqit tani po testojnë një dron me motor reaktiv me aftësi luftarake ajrore, Kızılelma, është e qartë se Greqisë do t’i duhet të përshpejtojë më tej programin e saj për të marrë “mjete” të tilla moderne mbrojtëse./Albeu.com/