Greqia i dhuron Shqipërisë 20 mijë vaksina anti-Covid

Ambasada shqiptare në Greqi, përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije se Athina  do i dhurojë vendit tonë 20,000 vaksina anti-Covid.

“Sipas deklaratës zyrtare së zëdhënëses së qeverisë greke znj. Aristotelia Peloni, Greqia fqinje do t’i dhurojë Shqipërisë 20.000 doza të vaksinës kundër Covid-19, siç bëjnë shumica e vendeve evropiane për fqinjët e tyre të afërt. Ecim përpara në bashkëpunimin mes dy vendeve dhe në projektet tona të përbashkëta. Faleminderit” thuhet në postimin e ambasadës.

Kujtojmë se edhe Maqedonisë së Veriut, Greqia do t’i dhurojë 20 mijë vaksina, ndërsa ende nuk dihet se të cilës kompani janë./albeu.com


Shtuar 9.06.2021 18:13