Greqia dhe Bosnja të parat në Europë si vende ku feja është shumë e rëndësishme

Për qytetarët grekë dhe boshnjakë, feja është shumë e rëndësishme në jetën e tyre. Në një hartë që shfaq përqindjen e rëndësisë së religjonit në shtetet evropiane, prin Greqia me 55% dhe Bosnja Hercegovna me 54%.

Shteti i tretë me përqindjen më të lartë sa i përket rëndësisë së fesë ësyhtë Rumania me 50%, pastaj Kroacia me 42%, Portuagalia me 36%, Serbia me 34% dhe Polonia me 29%.

Feja është shumë më pak e rëndësishme te shtetet skandinave dhe baktike e poashtu edhe në Britani të Madhe.

Feja ka më pak rëndësi në Estoni me 6%, Republikën Ceki 7% dhe Danimarkë me 8%.

Për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë nuk ka të dhënë në këtë hartë./Express


Shtuar 6.08.2022 17:17