Greqi: Deri në 10 vjet burg për tejkalim shpejtësie

Me futjen e fundit të ligjit 5039/2023 në Greqi, rregullat për thyerjen e kufirit të shpejtësisë janë rritur ndjeshëm.

Tejkalimi i shpejtësisë së lejuar tashmë dënohet penalisht me dënime të rënda.

Me zbatimin e dispozitave të reja nga Departamenti i Drejtësisë, drejtuesit e mjeteve që tejkalojnë shpejtësinë mund të përballen me dënime të rënda penale.

Konkretisht, masat e reja parashikojnë burgim deri në tre (3) vjet nëse vepra mund të rezultojë në “rrezik i përbashkët për sendet e huaja”.

Megjithatë, dënimet mund të bëhen edhe më të rënda. Nëse vepra rezulton me lëndim të rëndë trupor ose dëme të konsiderueshme në objektet publike, dënimi me burgim mund të arrijë deri në dhjetë (10) vjet.
Gjithashtu, nëse shpejtësia e madhe rezulton me vdekjen e dikujt, dënimi me burgim është së paku dhjetë (10) vjet.

Në rastet kur është shkaktuar vdekja e një numri të madh personash, gjykata ka mundësi të shqiptojë burgim të përjetshëm./Albeu.com/


Shtuar 23.06.2023 07:43