Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një 25-vjeçar në Greqi, ka alarmuar policinë, teksa i riu kishte njoftuar në rrjetin social “Instagram” se do të vriste veten.
Një mik i tij pa postimin e tij dhe lajmëroi menjëherë policinë, duke iu shpjeguar gjithë situatën.
Punonjësi i policisë në detyrë, pasi ka parë postimin ka gjetur detajet e 25-vjeçarit, e ka telefonuar duke sinjalizuar edhe efektivët e uniformuar në patrullë.
Mediat greke, shkruajnë se 25-vjeçari iu përgjigj thirrjes së tij dhe dukej në një gjendje konfuzioni dhe dëshpërimi.
Polici e kapi bisedën dhe e gjeti duke ecur në qendër të qytetit.
Pasi e kuptoi se ku ndodhej i riu, lajmëroi policët që ishin në patrullë.
Gjysmë ore më vonë, 25-vjeçari u gjet dhe u shoqërua nga efektivët e policisë, ku aktualisht ai po trajtohet në një klinikë psikologjike.