Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se Presidenti Ii SHBA-ve Joe Biden, nuk e ka prioritet dialogun Kosovë-Serbi.
Kjo deklaratë e tij, vjen pasi Biden, gjatë fjalimit të tij në Kombet e Bashkuara, nuk e përmendi fare, duke lënë të kuptohet se, Shtëpia e Bardhë nuk e ka përparëi partneritetin me Ballkanin.
“Joe Biden ka dështuar edhe ta përmend dialogun Kosovë – Serbi në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara. Qartë nuk është prioritet i Shtëpisë së Bardhë të bëjë partneritet me Ballkanin”, ka shkruar Grenell në Twitter./albeu.com
Joe Biden fails to even mention the Kosovo-Serbia dialogue in his UN speech.
It is clearly not a priority for this White House to partner with the Balkans in any way.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 21, 2021