Gramsh/ Konsumoi mbidozë të barnave, 29-vjeçarja përfundon në spital

Pasditen e djeshme, një njarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Gramshit, ku një 29-vjeçare ka përfunduar në spital, pasi ka konsumuar mbidozë të barnave.

Sipas informacineve të policisë, 29-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

“Pasditen e djeshme, në spitalin e Gramshit, është dërguar nga familjarët për ndihmë mjekësore, shtetasja E. K., 29 vjeçe, banuese në Gramsh, e cila dyshohet se ka konsumuar mbidozë të ilaçeve që përdorte. 29-vjeçarja është në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 19.01.2024 11:47