Gramsh/ 17-vjeçarja konsumon fotoksinë, përfundon në spital

Pasditen e djeshme rreth orës 14:30, një 17-vjeçare është paraqitur pranë spitalit të Gramshit, pasi sipas uniformave blu, e reja ka konsumuar fotoksinë.

Sipas informacioneve policore, 17-vjeçarja vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme, rreth orës 14:30, në spitalin e Gramshit, është paraqitur për të marrë mjekim, një shtetase 17 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. 17-vjeçarja vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 28.05.2024 11:06