Grabitje si në filma në një karburant në Kosovë, autorët shkëmbejnë zjarr me policinë dhe arratisen

Një grabitje si në filma ka ndodhur në Kosovë.

Paraditen e sotme, disa persona kanë grabitur me armë zjarri një pikë karburanti në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë.

Patrulla e policisë me të arritur në vendin e ngjarjes, të dyshuarit kanë filluar të shtiejnë me armë zjarri në drejtim të veturës së policisë, duke dëmtuar në masë të madhe veturën zyrtare, mirëpo dy policët që ishin në veturë nuk kanë pësuar ndonjë lëndim.

Shkëmbim zjarri kishte edhe nga ana e zyrtarëve policor, mirëpo të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes me një veturë që dyshohet se ishte karavan ngjyrë teget, i cila iku në drejtim të panjohur. Në veturë dyshohet se ishin 4 persona me armë të gjata.

Ekipe të policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes në asistim të patrullës së policisë. Rasti është cilësuar ”Tentim vrasje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe grabitje e armatosur” ka thënë Kanun Veseli, zëdhënës për informim në rajonin e Ferizajit


Shtuar 3.11.2023 10:18