Grabitje si në filma në Nikël: Vidhen 100 mijë euro, hajdutët “policë” i presin gishtat biznesmenit (FOTO LAJM)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një banesë në Nikël në pronësi të Nazmi Cangut ka rënë pre e grabitjes.

Burimet për albeu.com bëjnë me dije se Nazmi Cangu është biznesmen i njohur në zonë. Kryefamiljari ka deklaruar se grabitësit kanë marrë peng familjen dhe i kanë torturuar.

Në dëshminë e tij biznesmeni ka thënë se njëri prej autorëve ka qenë i veshur me uniformë policie.

Mësohet se Çangut i kanë prerë gishtin me gërshërë dhe i kanë shkaktuar dëmtime në kokë.

Çangu ka rrëfyer se personat e armatosur dhe me maska i kanë kërcënuar dhe i kanë kërkuar vazhdimisht kodin e kasafortës. Ata e kanë kërcënuar Çangun, i cili fillimisht ka bërë rezistencë, dhe më pas ata e kanë hapur kasafortën me kaçavidë.

Dëshmia e Nazmi Cangut: 

Më gjuajti me kauçuku poshtë gushën. I thashë ca policie jeni>?! Më goditën. Njëri me automatik. Më gujatën sa deshën. Aty u përlesha me dy persona. Më kanë prerë gishtin gërshërë. Kërkonin çelësat e kasafortës. Kam bërtitur. Kisha dhe fëmijët brenda. (rënkon). Më lidhën dhe me fasheta të zeza. Aty i kam. I kam hequr në spitalin ushtarak.

Më lidhën me duart dhe këmbë. Një e kam ngrënë, ai më ra me shkelm fytyrës. Kam rënë pa ndjenja. I kam kërkuar ujë. Më kanë dhënë 4 herë. Më kërkonin çelësin e kasafortës. Por unë skam lekë këtu, i kam në bankë.

Aty kisha një qese me 2 mijë lekshe, i kisha për të paguar betonin. 3 fasheta i kam pasur te këmbët. Një e kam kafshuar në dorë. Unë e dija se ku ishte çelësi i kasafortës. Ajo qesja kishte nja 20 mijë euro. Do i çoja te betoni se do bënim një kanal në rrugë.

Kishte nja 5-6 çelsa të shtëpisë dhe një çelës ishte i kasafortës. Bërtiti njëri; e gjeta. Mori kaçavidën dhe hapën kasafortën. Morën ca gjetën, shuma kam pasur. Dihet se nuk kanë ardhur për gjë tjetër.

Kishin dy automatikë dhe pistoletë silenciator. 3 ishin të dhoma ime, 3 të dhoma tjetër, dhe 2 poshtë. Më tha jemi 19 veta, të kemi rrethuar shtëpinë. Më kanë dhunuar dhe familjarët. Gruaja bërtiste aty.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 24.10.2021, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 


Shtuar 24.10.2021 12:06