Grabitet një banesë në Lushnjë

Një grup hajdutësh kanë hyrë gjatë natës në banesën e një 37-vjeçari në fshatin Fier i Ri në Lushnjë për të grabitur para.

Pronarii  shtëpisë ka njoftuar Policinë se shtetas ende të paidentifikuar i kishin hyrë në banesë, i kishin marrë një shumë parash dhe ishin larguar.

Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar në polici disa shtetas dhe vijon shoqërimi i shtetasve të tjerë të dyshuar për grabitjen.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 00:30 të datës 31.05.2023, shtetasi 37 vjeçar, banues në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, ka njoftuar Policinë se shtetas ende të paidentifikuar i kishin hyrë në banesë, i kishin marrë një shumë parash dhe ishin larguar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.

Janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon shoqërimi i shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë ngjarje.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve./albeu.com/

 


Shtuar 31.05.2023 09:53