Grabitet dyqani i telefonave në Vlorë, policia në kërkim të hajdutëve

Një dyqan telefonash është grabitur në qytetin e Vlorës.  Gjatë orëve të para të mëngjesit pre e vjedhjes ka rënë një dyqan telefonash i gjendur në bulevardin “Ismail Qemali”.

Hajdutët kanë vjedhur disa aparat celular dhe pajisje të tjera teknologjike. Sipas policisë autorët të paidentifikuar kanë goditur derën kryesore, kanë marrë pajisjet e janë larguar.

Gjatë ditëve të fundit shqetësuese është bërë për Vlorën vjedhja seri nga persona të paidentifikuar në banesa.

Hajdutët po kthehen në shqetësim jo vetëm për banesat por edhe për bizneset.


Shtuar 7.11.2022 09:10