Një i ri i cili rri i veshur me bluzë të kuqe, me syze dhe me një pistoletë (e dyshuar ccakmak) është kthyer në tmerrin e dyqanëve të celularëve në Tiranë.
Pasi grbaiti 30 mijëlekë të vjetra mbrëmjen e së martës në një dyqan në Myslym Shyri, i riu ka tentuar një tjerët grbaitje, këtë herë në Kombinat, por nuk ia arriti qëllimit.
Ishte shitësja ajo që nuk iu dorëzua presioneve të të riut, duke e përzënë jashtë dyqanit.
Ndëkrohë edhe pse është e dyta ditë radhazi që i riu shfaqet në Tiranë, policia sërish vijon të punojë për identifikimin e tij.
Tashmë pritet të shohim se cila do të jetë goditja e radhës e të riut, i cili mesa duket po i merr radhë dyqanet e celularëve në Tiranë
Njoftimi i Policisë:
Më datë 11.10.2023, rreth orës 21:00, në rrugën “Konferenca e Pezës”, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe me kapele, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje pistoletë çakmak, ka tentuar të vjedhë në një dyqan dhe më pas është larguar.
Ky shtetas dyshohet se është i njëjti autor i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Myslym Shyri”.