Grabitën me dhunë 32-vjeçarin në Vlorë, autorët shfajësohen: Ai na vodhi ne

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy shtetas F. Y., 38 vjeç dhe A. Q., 33 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se i  kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh shtetasit E. H., 32 vjeç

Këta dy shtetas kanë bërë kallëzim penal të rremë dhe kanë kryer veprime për pengimin dhe zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se ishin vjedhur me dhunë nga katër persona të paidentifikuar, midis të cilëve edhe shtetasi E. H.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Kallëzimi i rremë” dhe “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim”,  shtetasit  F. Y., 38 vjeç dhe A. Q., 33 vjeç, banues në fshatin Akërni, Vlorë,  pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se i  kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh shtetasit E. H., 32 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë. Gjithashtu, këta dy shtetas kanë bërë kallëzim penal të rremë dhe kanë kryer veprime për pengimin dhe zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se ishin vjedhur me dhunë nga katër persona të paidentifikuar, midis të cilëve edhe shtetasi E. H”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 15.11.2021 10:39