Një shqiptar u arrestua me akuzën se kishte grabitur një dyqan argjendarie në via Por Santa Maria në Firence, pranë Ponte Vecchio, duke marrë bizhuteri me vlerë rreth 300 mijë euro. Episodi, në qendër të hetimit të koordinuar nga Prokuroria e Firences, ndodhi të hënën e 16 dhjetorit.
Sipas asaj rindërtimit të ngjarjes nga ana e autoriteteve, rreth orës 10.30 në dyqan kanë hyrë tre persona me fytyra pjesërisht të mbuluara. Ndërsa njëri prej tyre doli përtej banakut dhe bllokoi punonjësin, që fatmirësisht mbeti i padëmtuar, dy të tjerët thyen xhamat, duke marrë bizhuteritë dhe sendet me vlerë, për t’u larguar menjëherë më pas.
Nga hetimet u vu në pah prania e një bashkëpunëtori të katërt të dyshuar, të cilit grabitësit i dorëzuan sendet e vjedhura pak para se të zhdukeshin. Sipas hetimeve, ky i fundit ndoqi nga distanca të gjitha fazat e episodit, duke vepruar si “vrojtues”.
I riu akuzohet për vjedhje të rëndë në bashkëpunim me persona ende të panjohur.