Lojtari më i ri zikaltër, Robin Gosens ka dhënë një intervistë për “11Freunde”, duke përmendur dhe kujtuar momentet e tij të para në “Anfield” dhe ndikimin e tifozëve në derbin e tij të parë si lojtar i Interit ndaj Milanit.
“Mendoj se çdo tifoz futbolli e di atë momentin kur hyn në një stadium ku ke qenë për herë të parë dhe je krejtësisht i shtangur. Nga arkitektura, nga mjedisi, nga gjithçka.
E përjetova për herë të parë kur isha gjashtë vjeç dhe kumbari im më çoi për të parë Schalke 04 në Arena. Ishte hera ime e parë ndonjëherë në stadium dhe më ktheu në një tifoz të Shalkes, kështu që më tronditi në atë kohë.
Hera e dytë ishte magjike në një mënyrë tjetër: faza e grupeve të Champions League, jashtë Liverpoolit, në mes të pandemisë, kështu që nuk kishte spektatorë.
Por kur shkuam në stadiumin Anfield për një seancë të shkurtër stërvitore në prag të lojës, mund të imagjinoja tifozët duke kënduar “You’ll Never Ëalk Alone”.
Për fat e kam përjetuar sërish kohët e fundit kur më lejuan të kthehesha atje me Interin . Anfield është padyshim një nga vendet më të rëndësishme në futbollin evropian”, u shpreh Gosens.
“Përvoja më prekëse në stadium për mua ishte Derby della Madonnina, kur Inter-Milan u luajt në një San Siro, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, përfundoi anësori gjerman./ h.ll/albeu.com