Gomonia me emigrantë ngec në Kanalin Anglez, nis operacioni për shpëtimin e tyre

Një incident i madh po vazhdon në Kanalin Anglez që përfshin dy helikopterë kërkim-shpëtimi, varka shpëtimi RNLI dhe varka të tjera të marinës britanike dhe franceze.

Një incident i madh ka ndodhur në Kanalin Anglez, ku një varkë e vogël me emigrantë është përmbytur.

Të lidhura

None found

Një operacion shpëtimi ka nisur dhe janë përshirë dy helikopterë kërkim-shpëtimi, varka shpëtimi RNLI dhe varka të tjera të marinës britanike dhe franceze.

Operacioni i shpëtimit mësohet se është duke u zhvilluar në brigjet e Kentit, pranë Dungeness.

“Ne jemi në dijeni të një incidenti në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar dhe të gjitha agjencitë përkatëse po mbështesin një përgjigje të koordinuar. Detaje të mëtejshme do të jepen në kohën e duhur”, tha një zëdhënës i qeverisë britanike.

Incidenti vjen vetëm disa orë pasi kryeministri Rishi Sunak premtoi të sjellë ligje të reja për të trajtuar imigracionin e paligjshëm, ndër të cilat përfshihej një marrëveshje me qeverinë shqiptare për qytetarët shqiptarë që tentojnë të kalojnë në mënyrë të paligjshme Kanalin Anglez.

 


meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş