Goldman Sachs ka njoftuar se po mbyll operacionet e saj në Rusi, duke u bërë banka e parë e madhe e Wall Street që del nga vendi që nga pushtimi i Ukrainës .
“Goldman Sachs po mbyll biznesin e saj në Rusi në përputhje me kërkesat rregullatore dhe licencuese”, tha banka në një deklaratë për Reuters.
Kjo vjen pasi banka më herët zbuloi një ekspozim kredie ndaj Rusisë prej 650 milionë dollarësh në dosjen e saj vjetore.