Gol me kokë nga 36 metra, shikoni si reagon komentatori (VIDEO)

Sulmuesi Rory Donnelly shënoi gol të çmendur nga 36 metra në ligën e Irlandës së Veriut. Sulmuesi i Glentoran hapi sfidën ndaj Dungannon pas katër minutash lojë.

29 vjeçar I ka shënuar një gol nga jashtë zone ish-portierit të Manchester United, Roy Carroll.

Veç golit të parë, realizimi i dytë nga 36 metra me kokë pas 30 minutash lojë ka bërë xhirron e rrjetit. Komentatorët e kishin të pamundur ta besonin që diçka e tillë ndodhi, ndërsa për pak çaste u habitën dhe shtangën.

Zakonisht është e vështirë të shënosh me kokë nga jashtë zone, ndërsa ka qenë e lehtë për Donnelly me portën e boshatisur dhe daljen nga porta të gardianit.

“Mos më thuaj që shënoi nga aty”, tha komentatori në këtë duel.


Shtuar 12.04.2021 17:55