Goditi me thikë ish-njerkun, arrestohet 33-vjeçarja në Tiranë

Policia ka vënë në pranga një 33-vjeçare, e cila ka gositur me thikë ish-njerkun e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases U. A., 33 vjeçe, pasi për motive të dobëta, ka goditur me një mjet prerës (thikë), ish-njerkun e saj, të cilit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com

 


Shtuar 3.09.2021 13:35