Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës ku një 27-vjeçar ka goditur me thikë gjyshin e tij.
Fatmirësisht i moshuari është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi R.R, është arrestuar në flagrancë nga Policia e Vlorës.
Shkaqet e këtij incidenti ende nuk janë bërë të ditura.
Njoftimi:
Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi R. R., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka goditur me mjet prerës, gjyshin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com