Goditi me mjete të forta një grua, prangoset 43-vjeçari në Tiranë

Arrestohet një person i cili kishte ushtruar dhunë ndaj një femre para pesë ditësh.

Policia e Tiranës njofton se personi me inicialet E.V, 43-vjeç me datë 27 gusht kishte goditur me sende të forta gruan me inicialet A.M.

Tashmë ai është vënë në pranga dhe do të përballet me veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit E. V., 43 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” pasi me datë 27.08.2021, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasen A. M./albeu.com


Shtuar 1.09.2021 10:01