Goditi me grusht efektiven e policisë dhe më pas një person tjetër, vihet në pranga 20-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranëska vënë në pranga 20-vjeçarin E.P pasi ka kundërshtuar dhe goditur efektiven e policisë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa i riu pasi ka goditur me grusht efektiven ka goditur edhe një 37-vjeçar.

Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe 5 persona të tjerë, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht.

Tiranë-Informacion

Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi ditën e djeshme, ka goditur me grusht, për shkak të detyrës, punonjësen e Policisë E. M., si dhe shtetasin E. K., 37 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë kapjen e shtetasit R. D., 26 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”. 26-vjeçari iu dorëzua DVP Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– M. Ç., 38 vjeç, S. P., 25 vjeçe dhe B. M., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– E. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi R. T., 22 vjeç. Shtetasi E. K., duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, është përfshirë në aksident me mjetin me drejtues shtetasin R. T. dhe si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.