Goditi deputetin e PS, përjashtohet nga seanca Bledion Nallbati

Deputeti demokrat, Bledion Nallbati është përjashtuar nga seanca plenare e kësaj të hëne, pasi u përplas fizikisht dhe goditi në Kuvend, deputetin socialist, Vullnet Sina.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Seanca që në nisje u shoqërua me tensione.

Deputetët e opozitës ashtu si dhe herët e tjera kanë tentuar që të bllokojnë karriget e ministrave në Kuvend, por këtë herë garda ishte vendosur si “gardh” për të mos i lejuar.

Në momentin që kryetarja e Kuvendit i ka dhënë fjalën deputetit Vullnet Sina për të folur, në mënyrë që të zhvillohej seanca plenare, ka ardhur dhe agravimi i situatës.

 


Shtuar 30.10.2023 17:24