Goditi Berishën me grusht, Gert Shehu del sot para trupës gjykuese

Gjykata e Apelit të Tiranës do të shqyrtojë sot kërkesën e Gert Shehut, 31-vjeçarit që goditi kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë protestës së datës 6 dhjetor.

Në seancën që pritet të zhvillohet në orën 12:30, togat e zeza do të vendoset nëse do të merret parasysh kërkesa e avokatëve të Shehut për t’i ndryshuar klientit të tyre masën e sigurisë “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Ose të paktën shtrim i detyruar ne spitalin psikiatrik.

Ndërkohë që nga ana tjetër, kryetari i PD-së Sali Berisha kishte deklaruar se e fal autorin dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për sulmin, duke pretenduar se Gert Shehu është përdorur.