Policia e Tiranës, ka goditur tre pika këmbimi valutor që ushtronin aktivitet pa licencë në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Gjatë kontrolleve, u vu re se këto subjekte kryenin këmbim valutor në kundërshtim me ligjin.
Të lidhura
None found
Si rezultat, janë vënë në hetim tre pronarët e tyre, të identifikuar me inicialet O. L., 31-vjeç, E. P., 35-vjeçe dhe M. D., 40-vjeç.
Ata ushtronin aktivitetin në rrugët “Abdyl Frashëri”, “Sokrat Miho” dhe “Sulejman Delvina”.
Gjatë operacionit, u sekuestruan shuma të konsiderueshme parash: 45 mijë euro, 7000 dollarë, 3000 paund dhe 1.5 milionë lekë.
Ky aksion vjen në vijim të kontrolleve të policisë për goditjen e aktiviteteve ekonomike të paligjshme. Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar raste të tjera të mundshme.
Materialet i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
