Goditën gjyqtarin pas seancës, arrestohen 3 vëllezërit në Vlorë (VIDEO)

Ditën e djeshme në Vlorë në sallën e gjyqit ka pasur përplasje mes 3 vëllezërve (Myslim, Fatos dhe Elmaz Myslimi) të cilët ishin në seancë për një pronë dhe gjyqtarit të çështjes Arqile Basho. Ky i fundit, pas vendimit, është kundërshtuar dhe goditur nga tre vëllezërit.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit M. M., 60 vjeç, F. M., 62 vjeç dhe E. M., 64 vjeç (vëllezër), të tre banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, në ambientet e brendshme të Gjykatës, kanë kundërshtuar me dhunë, shtetasin A. B., 63 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, menjëherë sapo gjyqtari, jep vendimin për çështjen, ata e ndjekin nga pas për t’i kërluar llogari./albeu.com

/albeu.com


Shtuar 16.07.2021 10:25