Goditen 8 qendra prostitucioni në Shkodër, procedohen 13 shtetase të huaja, e pësojnë dhe dy “klientët” shqiptarë

Policia e Shkodrës ka goditur 8 qendra të ushtrimit të prostitucionit në këtë qytet.

Blutë njoftojnë se për pasojë janë proceduar penalisht 13 shtetase të huaja, punonjëse seksi, të cilat vinin nga Peruja, Azerbajxhani, Brazili , Mali i Zi dhe Kina.

Nga operacioni i bluve e kanë pësuar edhe dy “klientë” shqiptarë të cilët janë gjetur në këto qendra, një 28-vjeçar dhe një 17-vjeçar.

Policia njofton se u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 telefona të markave të ndryshme, 1 tablet, 1 telekamer dhe një shumë e konsiderueshme parash në lekë euro dhe dollarë të përfituara nga ushtrimi i prostitucionit, ndërsa vijon puna për të identifikuar dhe kapur organizatorët.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Payment”, pas një punë disa mujore e ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Gjatë operacionit u evidentuan dhe u goditën 8 qendra prostitucioni, në banesa të ndryshme në qytetin Shkodër.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotiket të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër.

Procedohen penalisht 13 shtetase të moshës 22-deri në 42 vjeçe, nga Peruja, Azerbajxhani, Brazili , Mali i Zi dhe Kina.
Gjithashtu procedohen penalisht dhe dy shtetas shqiptarë banues në Shkodër.

Sekuestrohen shuma parash të përfituara nga ushtrimi i prostitucionit

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, pas një punë disa mujore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, evidentuan 8 qendra prostitucioni në banesa të ndryshme në Shkodër.

Bazuar në informacionet e grumbulluara nga hetimi, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit operacionin e koduar “Payment”.

Në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht 13 shtetase nga disa Peruja, Mali i Zi, Azerbajxhani, Kina dhe Brazili, konkretisht shtetaset:

D. G., 31 vjeçe, banuese në Peru;
Sh. G., 36 vjeçe, banuese në Azerbajxhani;
V. G, 25 vjeçe, banuese në Peru;
L. R, 27 vjeçe, banuese në Mal të Zi;
S. B, 39 vjeçe, banuese në Mal të Zi;
A. A, 29 vjeçe, banuese në Brazil;
Ch. Zh., 42 vjeçe, banuese në Kinë;
F. K., 29 vjeçe , banuese në Azerbajxhani;
G. M., 38 vjeçe, banuese në Azerbajxhani;
M. L, 22 vjeçe, banuese në Brazil;
M. X., 29 vjeçe, banuese në Kinë;
N. N., 33 vjeçe, banuese në Mal të Zi;
U. G, 39 vjeçe, banuese në Azerbajxhani.

Si dhe shtetasit shqiptar S.D 28 vjec dhe një 17 vjeçar të dy banues në Shkodër të cilët u kapën në dy nga qendrat e prostitucionit.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 telefona të markave të ndryshme, 1 tablet, 1 telekamer dhe një shumë e konsiderueshme parash në lekë euro dhe dollarë të përfituara nga ushtrimi i prostitucionit.

Operacioni dhe hetimet vijojnë për të identifikuar dhe kapur personat organizatorë të shfrytëzimit të prostitucionit.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm për veprime të mëtejshme për veprat penale “ Mbajtje e ambienteve për prostitucion”, “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Prostitucioni” në bashkëpunim.


Shtuar 28.12.2024 11:20