Godet me thikë babain, prangoset 47 vjeçari nga Fieri

Policia e Fierit ka arrestuar një 47-vjeçar i cili akuzohet dyshohet se goditi me thikë babain të tij.

Sipas njopftimit të uniformave blu bëhet me dije se agresori me iniciale S.V vuan nga problemet shëndetësore.

Sipas informacioneve bëhet me dije se i moshuari ndodhet në spitalin rajonal të Fierit jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës (thikë) babain e tij, Policia kap dhe shoqëron autorin.

Pas marrjes së njoftimit se në Levan kishte ndodhur një konflikt në familje dhe për pasojë djali kishte plagosur babin e tij me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje .

Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur neutralizimi i autorit të dyshuar, shtetasit S.V., 47 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe kishte goditur me thikë në banesë babain e tij, shtetasin D.V, 80 vjeç.

Shtetasi S.V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa babai i tij shtetasi D.V., ndodhet në spitalin rajonal të Fierit jashtë rrezikut për jetën./albeu.com/


Shtuar 23.10.2021 14:08